Guardiola e le Shaqirin ne listen e shitjeve


E përditshmja zvicerane, ‘Blick’, e ka vënë në dyshim të ardhmen e mesfushorit kosovar, Xherdan Shaqiri te skuadra gjermane, Bayern Munich.

Pas transferimit të Mario Gotzes te bavarezët, ‘Blick’ ka hedhur dyshimet nëse trajneri i ri i Bayernit, Pep Guardiola, është i interesuar për ta mbajtur në skuadër talentin kosovar.

Të kujtojmë se Gotze ka cilësi dhe stil të lojës të ngjashëm me futbollistin e lindur në Zhegër të Gjilanit, Xherdan Shaqiri.